Telegrafi

Ekskluzive: Ndeshja Feronikeli-Milan, transmetohet në RTV Dukagjini

Ndeshja e vitit në Kosovë pritet të zhvillohet me 10 gusht në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli, do t’i mas forcat me super fuqinë evropiane, skuadrën italiane Milan.

“Kuqezinjtë” kanë shumë tifozë në Kosovë e më gjerë ndërsa RTV Dukagjini ka kënaqësinë të konfirmoi se ka marr të drejtë ekskluzive të transmetimit të kësaj ndeshje miqësore e cila do të jetë më shumë se spektakël.

AC Milan (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Përveç yjeve aktuale të Milanit, në Prishtinë pritet të zbarkojnë edhe legjendat e kësaj skuadre si Paolo Maldini, Zvonimir Boban e Andrei Shevenchenko që kanë role të tjera në klub.

Veq transmetimit të ndeshjes Dukagjini do të ketë edhe shumë programe speciale dhe intervista para ndeshjes për çka do të njoftoheni në ditët në vazhdim.