Telegrafi

Ndeshja derbi në Turqi fillon me lutje për të vdekurit në Zelandë të Re, disa lojtarë nuk i ndalin lotët

Ndeshja derbi në Turqi e zhvilluar sot në mes të Fenerbahce e Sivasspor ka filluar me një minutë heshtje për viktimat e terrorit në Zelandën e Re.  

Lojtarët dhe tifozët në stadium ‘Sukru Saracoglu’ janë lutur për viktimat në Zelandë të Re.

Gjatë minutave të hedhtjes u kënduan edhe lutje nga tifozët, ndërsa disa nga lojtarët nuk mund t’i ndalnin lotët.

Të premten, ka ndodhur një akt terrorist, ku një australian ka vrarë 49 myslimanë që ishin duke i kryer lutjet në një xhami në Zelandën e Re.

Fenerbahce arriti të fitojë ndeshjen me rezultat 2-1, edhe pse ishte në disavantazh në fillim të pjesës së dytë.

Klubet turke edhe në të kaluarën janë solidarizuar me viktimat duke mbajtur një minutë heshtje. /Telegrafi/