Telegrafi

Ndërtesat kolektive në Mariupol janë bërë “rrafsh me tokë” – nuk ka shtëpi në qytetin ukrainas që nuk e ka të shkatërruar kulmin

Në qendër të Mariupolit janë shlyer nga faqja e dheut blloqe të tëra të ndërtesave kolektive, e përqindja e shkatërrimit në këtë qytet nuk krahasohet me asnjë vend tjetër në Ukrainë.

Këtë e konfirmojnë edhe imazhet satelitore të kompanisë amerikane Maxar Technologies, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh se komunikimi në Mariupol dhe jashtë tij nuk ekziston, këto fotografi janë azhurnimi i vetëm vizual i asaj se çfarë po ndodhë.

Në fotografi shihet sesi ka pasur dhjetëra shpërthime në Mariupol dhe rrethinë. Madje është fotografuar edhe në lindje ku është bombarduar teatri, për të cilin autoritetet ukrainase thonë se kanë humbur jetën rreth 300 persona.

Në një fotografi shihen kulmet e shkatërruar, apo të paktën janë shkatërruar pjesërisht pothuajse në çdo objekt që gjendej në këtë qytet. CNN më herët ka konfirmuar se ushtarët rusë dhe ata çeçenë kanë qenë shumë aktiv dhe të stacionuar në ndërtesat kolektive. /Telegrafi/