Imazhet e publikuara nga ekipet emergjente të Ukrainës, tregojnë pasojat e bombardimeve dhe sulmeve ajrore ruse mbi Kievin.
Aty shihen qytetarët duke u evakuuar nga ndërtesat kolektive në Kiev, pasi ato ishin cak i sulmeve ajrore ruse, transmeton Telegrafi.
Është raportuar se një person u vra pasi një raketë goditi një ndërtesë në Darnytskyi të Kievit.
Megjithatë mbetet e paqartë nëse ndërtesat që shihen në fotografi, janë pikërisht ato ku një qytetar humbi jetën. /Telegrafi/