Meriton Mjekiqi ka qenë në mesin e 18 banorëve në Big Brother VIP Albania 3.
Ai u fut në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ndërsa kërkoi nga ‘Vëllai i Madh’ që të fusin brenda edhe disa bukuroshe.
Prezantuesi nga Kosova ndërkohë tha se mbrëmë (e shtunë) feston për dy gjëra.
Hyrjen në këtë shou madhështor si dhe këngën e parë të albumit të tij të ri.
Ai lansoi këngën e parë “Firmato” në bashkëpunim me reperin e njohur, Bardhin.
Për këtë të fundit po ashtu u përfol se do të jetë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother.
Pritet që ky album i Meritonit të ketë suksesin e dëshiruar, nga i cili do të prezantohen edhe shumë projekte të tjera. /Telegrafi/