Policia e Kosovës sot ka arrestuar personin me iniciale A. V., pronar i një barnatoreje, i cili ka shitur produkte medicinale të dyshuara si të kontrabanduara, duke iu vendosur banderola të Kosovës kinse ato janë të rregullta.
I dyshuari ka përfituar materialisht në aspektin personal dhe njëkohësisht duke i rrezikuar potencialisht shëndetin e përgjithshëm.
Personi i arrestuar është intervistuar dhe në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është dërguar në mbajtje për 48 orë.