Telegrafi

Ndërron jetë 38-vjeçari në një lokal në Prizren

Foto: Ilustrim

Në një lokal, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, një i ri ka ndërruar jetëderisa ishte ulur bashkë me miqtë e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, togeri Shaqir Bytyqi.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 në një lokal në Prizren. Derisa ishte duke biseduar me shokët e tij tanimë i ndjeri, ka rënë nga karriga. Ai është dërguar në Qendren Emergjente ku edhe është konstatuar vdekja”, tha ai.

Bytyqi theksoi se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Telegrafi/