Site icon Telegrafi

Ndërron jetë një tjetër yll botëror (Video)

Këngëtari i hiteve “Wonderful Life” dhe “Everything’s Coming Up Roses” ka qenë në gjendje kritike që nga një aksident me makinë që ka ndodhur në fillim të këtij muaji.

Lajmi i vdekjes së Colin Vearncombe u publikua në faqen e tij në Facebook, në mënyrën shumë të thjeshtë.

Këngëtari ishte në kulmin e famës së tij gati tre dekada më parë, por muzika e tij edhe sot mbetet e famshme. Ai është i njohur edhe për hitin “Sweetest Smile”.

Kohët e fundit ai ishte në gjendje kritike në një spital në Irlandë dy javë pas aksidentit që ndodhi në afërsi të aeroportit Cork. Ai ishte në gjendje kome induktive, dhe javën e kaluar është raportuar se ka “shumë pak gjasë për të shpëtuar.”

Vearncombe kishte një karrierë 35-vjeçare, kurse single i tij i parë me Black, Human Features e kishte publikuar në vitin 1981. Ai nënshkroi një kontratë me WEA në vitin 1984, por shumë shpejt u shkarkua. Në vitin 1985 ai shkroi dhe publikoj singlin “Wonderful Life”, si koment mbi situatën, dhe ky single është bërë një super hit i madh, kur u publikua në vitin 1987.

Exit mobile version