Site icon Telegrafi

“Ndërron” jetë mësuesi i Stupcave (Foto)

Treshja e humorit kosovar, kanë publikuar një fotografi që nuk jemi mësuar t’i shohim deri më tani.

Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safqiu, të njohur me emrin sipas serisë “Stupcat”, me një fotografi të postuar në Facebook, kanë paralajmëruar një skeç jo fort gazmor, transmeton Telegrafi.

Në fotografi ata shihen duke “vajtuar” për shokun e tyre të dashur, Afrim Krasniqi, i cili ka ‘ndërruar’ jetë.

“Mësuesi” shihet i shtrirë në një arkivol, ndërsa treshja e “Stupcave” gjenden pranë tij duken duke ‘derdhur’ lot. /Telegrafi/

Exit mobile version