Site icon Telegrafi

Ndërron jetë legjenda italiane, Paolo Rossi – fitues i Kupës së Botës, Topit të Artë dhe Ligës së Kampionëve

(Foto: Twitter)

Legjenda italiane e futbollit, Paolo Rossi, ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare – njofton RAI.

Lajmi është bërë i ditur nga prezantuesi i RAI Sport, Enrico Varriale, duke qenë se kampioni i botës kishte punuar si analist për rrjetin e njohur italian.

“Lajm shumë i hidhur: Na ka lënë Paolo Rossi. I paharruari Pablito që na bëri të gjithëve të dashuroheshim në verën e vitit 1982 dhe që ishte një koleg pune i vlerësuar dhe kompetent në RAI për shumë vite. Prehu i qetë Paolo”, ka shkruar Varriale.

(Foto: Twitter)

Lajmin e ka konfirmuar në rrjetet sociale edhe gruaja e tij, Federica Cappelletti.

Gjatë karrierës si futbollist, Rossi ka luajtur për Juventus, Como, Vicenza, Perugia, Milan e Hellas Verona, deri në pensionimin e tij në vitin 1987.

Ndërsa emrin e tij në librat e historisë e shkroi në vitin 1982 kur e fitoi Kupën e Botës me Italinë, ishte golashënuesi më i mirë i atij Kampionati Botëror dhe të njëjtin vit e fitoi Topin e Artë.

Me Juventusin, ku ka luajtur në dy raste (1973-1975 dhe 1981-1985) i ka fituar të gjithë trofetë në dispozicion, duke përfshirë edhe Kupën Evropiane (që sot njihet si Liga e Kampionëve). /Telegrafi/

Exit mobile version