Telegrafi

Ndërron jetë ish-futbollisti anglez, Ray Wilkins

(Foto: Getty Images)

Ish-mesfushori anglez i Chelseat, Manchester Unitedit, Paris Saint-Germainit dhe Milanit, Ray Wilkins, ka ndërruar jetë në moshë 61 vjeçare.

Për shkak të problemeve me pamjaftueshmërinë e zemrës, ai e kishte humbur vetëdijen në javën e kaluar, ishte rrëzuar dhe e kishte lënduar kokën.

(Foto: Getty Images)

Pas pranimit në spital, mjekët e vendosën në koma të induktuar për t’i përballuar dhimbjet.

Mirëpo, të mërkurën është konfirmuar se Wilkins ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij.

Ray e ka përfaqësuar Anglinë në 84 ndeshje, ndërsa për Milanin ka luajtur gjatë viteve 1984-1987.

(Foto: Getty Images)

Ai e nisi karrierën profesionale te Chelsea, për të kaluar te Manchester Unitedi, pastaj te Milani, nga ku shkoi për një kohë të shkurtë te PSG dhe pastaj ka luajtur në disa ekipe më të vogla deri në fund të karrierës.

Pas karrierës si futbollist, Wilkins ka bërë edhe punën e trajnerit. Një kohë të gjatë ka qenë asistent-trajner te Chelsea. /Telegrafi/