Telegrafi

Ndërron jetë instrumentisti i njohur Shaqir Hoti

Gjatë ditës së sotme (e shtunë) ka ndërruar jetë instrumentisti i njohur, Shaqir Hoti.

Lajmin për të ndjerin e ka bërë të ditur djali i tij, Vladet Hoti, në një postim në rrjetin social Instagram.

Ai ndau një imazh të muzikantit, ndërsa bëri të ditur se është për krenarë për veprimtaritë e tij.

Shum e vështir tëshkruaj qe na le. Jemi krenar qe te patem edhe pse ike në botën tjetër ti kurr zdo te harrohesh

Posted by Valdet Hoti on Saturday, April 10, 2021

 

“Shumë e vështirë të shkruaj që na le. Jemi krenar që të patëm edhe pse ike në botën tjetër, ti kurrë nuk do të harrohesh”, ka shkruar Hoti.

Shaqiri përndryshe është legjendë e instrumenteve frymore, ndërsa interpretimet e tij mbahen mend gjithmonë.

 

Lexo më shumë: Shaqir Hoti, apo okarina e artë e melodisë popullore

 

Ai shquhet si okarina e artë e melodisë popullore, projektet e të cilit gjithmonë u admiruan.

Muzikanti që kur i ka pasur vetëm 6-7 vjeç, ka interpretuar në odë të burrave në Rogovë të Hasit. erë pas here, është mbyllur në kullën e axhës dhe bashkë me babanë e tij ka interpretuar melodi me fyell e me kavall.

Dy vite më parë, Hoti është dekoruar edhe nga ish-Presidenti Hashim Thaçi me titullin ‘Mjeshtër i Merituar’./Telegrafi/