Site icon Telegrafi

Ndërron jetë Glenn Frey, kitaristi i “Eagles”

Kitaristi Glenn Frey, një nga katër muzikantë të cilët themeluan bendin e famshëm amerikan Eagles, vdiq më 18 janar në Nju Jork.

“Me zemër të pikëlluar ju lajmërojmë se më 18 janar në Nju Jork, vdiq bashkëshorti ynë, miku më i mirë, babai, themeluesi i Eagles, Glenn Fey,” thuhet në deklaratë.

“Glen javët e fundit ka luftuar shumë me sëmundjen, por për fat të keq, ai vdiq nga komplikimet shëndetësore. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë vuajtjet tona, as dashurinë dhe respektin tonë për të gjitha që ai i dha anëtarëve të familjes, komunitetit muzikor dhe miliona adhuruesve nëpër botë”.

Frey në vitin 1971, së bashku me Don Henley, Randy Meisner dhe Bernie Leadon fillimisht në grup ishte vocal përcjellës të Linda Rondstadt, e më mas djemtë u ndanë dhe formuan bendin Eagles.

Së shpejti ata lëshuan albumin e tyre të parë “Eagles”, nga të cilat kishin hite si “Take It Easy”, “Witchy Woman” dhe „Peaceful Easy Feeling“.

Gjatë karrierës së gjatë, bendi Eagles ka publikuar shtatë albume dhe ka fituar gjashtë çmime Grammy Awards, kurse ndër hitet e tyre më të mëdha janë këngët “Best of My Love”, “One of These Nights,” “New Kid In Town”, “Hotel California” dhe “Heartache Tonight”.

Exit mobile version