Ka ndërruar jetë nipi i politikanit Adem Grabovci, Aulon Grabovci.
Lajmin e bëri të ditur vet politikani Grabovci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Ndër të tjera në këtë postim Grabovci shprehu pikëllimin e tij pas vdekjes së Aulonit.
“Njoftim Mortor! Aulon (Nazmi) Grabovci
PASKA EDHE MË VËSHTIRË! POR, DERI KUR, ZOT?
Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht.
Duke ndjerë dhimbje të pa përballueshme, ju njoftojë se:
Nesër me datë 16.11.2024, ditë e shtunë, në ora 14:00, Aulonit tonë, do i japim LAMTUMIRËN e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut”, ka shkruar Grabovci në Facebook. /Telegrafi/