Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi i cili është aksidentuar sot nga një automjet në fshatin Kryshec të Pejës.
‘Ju informojmë se sot me datën 26.08.2019, rreth orës 18:53, policia është informuar se ne fshatin Kryshec-Pejë, një person i aksidentuar nga një automjet është në gjendje të rëndë.Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, nga qytetarët. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se e mitura ne spital ka arritur pa shenja jete”, thuhet një njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.
Policia bën të ditur se ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit.
“I dyshuari pasi që është larguar nga vendi i ngjarjes ka informuar Policinë për rastin dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë. I njëjti është duke u intervistuar për veprën e shkaktuar ‘Aksident trafiku me fatalitet’, të ndodhur në fshatin e lartcekur, me ç’rast personit të dyshuar me urdhër te prokurorit ju ka caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme”, njofton Polica e Kosovës.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të komunikacionit rrugor Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë./Telegrafi/