Site icon Telegrafi

Ndërron jetë 32-vjeçari në Pejë, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person në Pejë i moshës 32-vjeçar ka ndërruar jetë pas disa lëndimeve trupore.

“Me datën 8 gusht 2019, rreth orës 12:27, Policia e Kosovës është informuar se në fshatin Raushiq -Pejë, një person kishte pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarr masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe në spital dhe nga ekipi mjekësor rreth orës 13:00, është konstatuar vdekja e viktimës  Sh.Sh. lindur në vitin 1987”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Policia bën të ditur se, në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Telegrafi/

Exit mobile version