Site icon Telegrafi

Ndërroi jetë një nga aktivistët e parë të Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë Enver Gashi, njëri nga aktivistët e parë të saj.

Kjo parti ngushëllon familjes së të ndjerit, duke thënë se përpjekjet e Enverit do të mbesin gjallë ashtu siç do të jetojë edhe kujtimi për të.

Postimi i plotë:

“Me dhimbje e pikëllim e morëm lajmin se ka ndërruar jetë Enver Gashi, aktivisti i palodhshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Enveri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Qendrën e Prishtinës që nga viti 2009. Ai ishte pothuajse çdoherë pjesëmarrës në secilin aktivitet të organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

I palodhshëm, aktivist i guximshëm e patriot që me vetëmohimin dhe veprimtarinë e tij jo vetëm që merrte pjesë në secilën protestë por edhe angazhohej në organizimin e tyre çdoherë duke kontribuar për ta ruajtur sovranitetin e vendit dhe pasuritë e saj.

E një jetë e tillë prej aktivisti nuk mund të shuhet dhe as të harrohet edhe pas vdekjes. Përpjekjet e Enverit do të mbesin gjallë ashtu siç do të jetojë edhe kujtimi ynë për të!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version