Granit Xhaka ka një tatuazh në shpinë me numrin 34, që duket si dedikim për Taulantin.
Taulanti tash e një kohë mbanë numrin 34 te Baseli dhe pas ndërrimit të fanellave lojtarit të Arsenalit, vllaut të tij iu pa numrin 34 në shpinë i përjetësuar.
Vëllezërit njihen për përkrahjen e madhe që i dhënë njëri tjetrit, por në fushë sa herë përballen nuk mungojnë duelet.
Ata ndërruan fanellat edhe kësaj radhe mes vete, për ta pasur edhe nga një kujtim pas tij të evropianit.
Të dy kanë qenë pjesë të Baselit në të shkuarën, ndërsa Granit ka luajtur edhe për Borussia Moenchegladbach ku pikërisht numri që mbante në shpinë ishte 34.
Brotherly love. 👋 #AFCvBAS #UCL pic.twitter.com/bs8BRdmrO6
— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 28, 2016
Mbetet për tu zbuluar nëse numri 34 është numër që ka kuptim brenda familjes Xhaka apo ka është thjeshtë një dedikim personal që Granit Xhaka i Arsenalit i bën Taulantit si vëllain më të madh që e ka. /Telegrafi/