Site icon Telegrafi

Ndërmarrja Publike Banesore largon banorët nga banesat në “Dardani”

Sot janë larguar gjashtë familje nga banesat në lagjen “Dardania”, të cilat i kanë shfrytëzuar që nga paslufta.

Policia sot ka larguar gjashtë familje nga këto banesa, ndërkohë më 10 korrik pritet të largohen edhe gjashtë familje tjera.

Banorët janë ankuar për largimin e tyre nga këto banesa, duke thënë se kanë dërguar kërkesën në organet gjegjëse për mundësitë e blerjes së banesave, por thanë se nuk kanë marrë përgjigje.

Banorët sot janë ankuar se edhe kamionin që i ka bart gjësendet nga banesa është dashur ta paguajnë ata.

Ndryshe, janë diku rreth 135 familje që kanë shfrytëzuar këto banesa që nga paslufta. /Telegrafi/

Exit mobile version