Telegrafi

Ndërhyrja e Ramosit në Salahun nuk ishte rastësi, të njëjtën gjë ia kishte bërë edhe Alvesit në finalen e 2017

Foto: Getty Images

Sergio Ramos është lojtari më i urryer në botë pas ndërhyrjes në Mohamed Salah gjatë finales së Ligës së Kampionëve.

Real Madrid fitoi me rezultat 3-1 ndaj Liverpoolit në finalen e madhe të zhvilluar të shtunën mbrëma në Olimpic Stadium të Kievit.

Megjithatë, ndeshja ishte e barabartë nga të dyja skuadrat deri në lëndimin e Salah, i cili u detyrua ta lë fushën e lojës në minutën e 30-të.

Lexo po ashtu Ramos me mesazh emocionues për Salahun: Shërim të shpejtë Momo, mbi të gjitha ne jemi shokë

Ky lëndim i yllit egjiptian erdhi pas një ndërhyrje të kapitenit të Realit, Ramos, i cili pas rrëzimit ia dëmtoi shpatullën duke ia pamundësuar vazhdimin e ndeshjes.

Momenti i ndërhyrjes së Ramos në Salah (Getty Images)

Pas këtij dëmtimi, Reali e pati më të lehtë fitoren dhe Ramos u kthye në njeriun më të urryer në botë për momentin.

Kapiteni i Realit pas ndeshjes i kërkoi falje Salahut për lëndimin e pësuar teksa deklaroi se ndërhyrje nuk kishte asnjë qëllim të keq.

Por, tifozët e Liverpoolit të indinjuar me faktin se humbën trofeun e Ligës së Kampionëve kanë filluar një fushatë ‘anti-Ramos’.

Lexo po ashtu Avokati egjiptian padit Ramosin për lëndimin e Salahut, kërkon një miliard euro dëmshpërblim për 'dëm fizik dhe psikologjik' të një kombi të tërë  

Së fundmi, një tifoz i klubit anglez ka gjetur një video të finales së vitit të kaluar ndaj Juventusit, ku Ramos kishte ndërhyrë ngjashëm ndaj Dani Alvesit.

Megjithatë, për dallim nga ndeshja ndaj Liverpoolit, në ndeshjen ndaj Juventusit gjyqtari kishte vendosur ta ndëshkonte me të verdhë spanjollin. /Telegrafi/

Ndërhyrja ndaj Dani Alves: