Të hënën u mbajt ndeja lamtumirëse për ish ministrin Armend Mehaj, ndërkaq në ceremoni të pranishëm ishin kryeministri Albin Kurti, ambasadori amerikan Jeff Hovenier, komandanti i KFOR-it e përfaqësues të tjerë politikë e ushtarak
Ndeja lamtumirëse dhe falënderuese për ish-ministrin Mehaj, u përcoll me disa fjalime.
Kryeministri Kurti e falënderoi Mehajn për punën dhe shërbimin ndaj vendit.
“Armend, në emrin tim, dhe në emrin e të gjithë Qeverisë, të faleminderit përzemërsisht për punën dhe shërbimin tënd gjatë këtyre dy vjet e pesë muajve të fundit. Falemnderit që, edhe pse fizikisht larg Kosovës, kurrë s’ke qenë larg me mendje e zemër. Dhe kurrë s’ke harruar se sa shumë i kemi borxh atdheut tonë, Republikës sonë”.
Kurti tha se falë insistimit të Mehajt, ushtarët e FSK-së gëzojnë sot pagat për 30% më të larta.
“Me insistimin e Armendit ushtarët dhe oficerët e rinj FSK-së gëzojnë një rrogë të dinjitetshme dhe mbi 30% më të lartë se pagat e tyre paraprake”.
Kurti ka përmendur se Armendi pos që ishte profesionist i mirë ishte edhe njeri i mirë./Telegrafi/