Site icon Telegrafi

Ndarja e Piques me Shakiran përbën një problem të madh mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre

Foto: Screenshot/Instagram

Çifti Gerard Pique dhe Shakira tashmë konfirmuan ndarjen e tyre.

Meqë ndanë rrugët me njëri-tjetrin, ata besohet se do të kenë një mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre që është një problem tejet i madh.

Këtë e ka bërë të ditur paraprakisht edhe revista Informalia e elEconomista, e cila ka thënë se çifti tani kanë nisur procesin e ndarjes.

“Ata nuk kanë qenë në gjendje të kapërcejnë krizën e tyre të fundit pavarësisht lidhjes 12-vjeçare me Shakira (45 vjeçe) dhe Pique (35 vjeçar) duke punësuar avokatë të specializuar për të nisur procesin”.

Lexo po ashtu Ndahen Gerard Pique dhe Shakira

Edhe pse nuk u martuan kurrë, gjë që është një problem më pak, ka gjëra që duhet t’i zgjidhin dhe kujdestaria e djemve të tyre, Milan dhe Sasha, është çështja kryesore.

“Ata nuk janë të martuar, por ndajnë gjëra të rëndësishme që duhet të zgjidhen”, shton Informalia. “Burimet thonë se asnjëri prej tyre nuk kërkon para nga tjetri, por do të ketë probleme (dhe shumë) sa i përket kujdestarisë së dy fëmijëve”.

Shakira dëshiron të shkojë në një vend tjetër

Pas ndarjes së dyshes së njohur, duket se Shakira dëshiron të shkojë në një vend tjetër, gjë që do ta bëjë, por me fëmijët e saj.

“Artistja nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë në Barcelonë”, thonë tutje Informalia. “Ajo nuk ka miq apo familje këtu (përveç asaj të Piques) dhe autoritetet tatimore e kanë ndjekur prej vitesh, kështu që synon të shpërngulet dhe të vendoset në një vend tjetër. Sigurisht me fëmijët”.

Kjo është një situatë që do të shkaktojë probleme, pasi futbollisti nuk dëshiron të ndahet nga fëmijët e tij, duke qenë se kanë jetuar në Barcelonë dhe se ndryshimi i vendit mund t’i prekë dhe nuk i duket i nevojshëm.

Të njëjtat burime, sipas revistës, sigurojnë se asnjëri nga të dy ‘nuk është i gatshëm të dorëzohet në këtë pikë, kështu që nëse nuk arrihet një marrëveshje miqësore, gjërat mund edhe të mos shkojnë aq mirë’. /Telegrafi/

Exit mobile version