Gjatë ditës së sotme (e diel) ka qenë një debat i ashpër mes banorëve të Big Brother VIP, gjegjësisht këngëtares Filloreta Raçi-Fifi dhe aktores Monika Lubonja.
Dyshja, tashmë më të komentuarat e ditës, kanë nisur një debat që nga mëngjesi dhe duket se po vazhdon akoma.
Megjithëse të njëjtat kanë qëndruar bashkë tërë kohës dhe kanë pasur një afrimitet të madh, së fundmi kanë befasuar të tjerët me veprimet e tyre.
Në një video të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Instagram, artistja nga Ferizaj shfaqet duke i thënë aktores që të mos e teprojë.
“Je duke e tepruar. Ndalu”, kanë qenë fjalët e Fifit, gjersa Monika vazhdoi: “Hajt se ta tregoj unë ty. Kaq po të them. Ndalu ti jo unë”.
Duket se kjo është një ‘prank’ që artistet po u bëjnë banorëve të tjerë pasi kishin biseduar paraprakisht.
Në këtë mënyrë është parë edhe nga shikuesit të cilët kanë reaguar se ‘po bëjnë shaka’ dhe se ‘është një lojë e tyre’.
Sidoqoftë, do shohim në vazhdim se si do të rrjedhë situata që tani ka tensionuar edhe të tjerët.
Banorët do qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri deri në janar. Ata garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/