Telegrafi

“Më ndaloi zemra për një minutë”, e dashura e futbollistit të Fenerbahçes tregon për momentin kaotik në fushë

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Superligën e Turqisë pas fitores së Fenerbahçes kundrejt ekipit Trabzonspor; një ngjarje që ka zgjuar vëmendjen e medieve të huaja.

Tifozët e revoltuar të Trabzonsporit kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët e ekipit kundërshtar; të zemëruar pas humbjes së ekipit të tyre të preferuar.

Njëri ndër lojtarët që u sulmua nga tifozët ishte edhe Mert Müldür të cilin e kishin kanosur me një shtyllë këndi; pamjet për këtë kanë bërë xhiro në internet.

E lidhur me këtë, ka reaguar edhe e dashura e Müldür, Koprena Andjela, e cila ishte prekur rëndë nga kjo situatë.

Duke shprehur frikën e saj, ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, reagoi për incidentin që i kishte ndodhur futbollistit të Fenerbahçes.

Foto: Reagimi i Koprena Andjela / Instagram

“Aty ku më ndaloi zemra për një minutë”, ishte përshkrimi i Andjela-s për incidentin.

Vlen të theksohet, se Fenerbahçe e mposhti Trabzonsporin me rezultat 3-2, lidhur me këtë incident kanë reaguar edhe autoritetet më të larta turke. /Telegrafi/