Site icon Telegrafi

Ndalohet pronari i pompës së derivateve në Pejë, pas shpërthimit që la të vdekur punëtorin

Mëngjesin e 11 tetorit, kishte ndodhur shpërthim në një nga pompat e derivateve në Pejë, në të cilën i mori jetën 44-vjeçarit Visar Muriqi.

Ai ishte ftuar atë ditë nga kompania “Delta Group” për të rregulluar një problem me gazrat nëntokësor, por shpërthimi fatal i mori jetën. Ngjarja shkaktoi gjithashtu edhe lëndimin e një personi tjetër.

Dymbëdhjetë ditë pas incidentit, Prokuroria e Shtetit ka ndaluar pronarin e pompës së derivateve me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për një periudhë 48-orëshe.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, konfirmoi ndalimin e pronarit.

“Për rastin ku mbeti i vdekur një punëtor i pompës së benzinës më 11 tetor 2024, Prokuroria ka nxjerrë vendim për ndalimin e një personi, i cili po dyshohet për veprën penale të ‘mos ofrimit të kushteve të domosdoshme në vendin e punës,’” u shpreh Nikçi./Telegrafi/

Exit mobile version