Është ndaluar edhe një i dyshuar tjetër për përfshirje në rrahjen e para disa netësh në një klub të natës në Pejë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, për Klan Kosova.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar edhe një person për rrahjen e para disa netësh në një klub të natës në Pejë, i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje””, tha Nikçi.
Noizy në ndërkohë është arrestuar bashkë me DJ e tij, Crax, në një klub nate në Shëngjin.
Ata pritet që të ekstradohen në Kosovë.
Në lidhje me ngjarjen, në kërkim nga Policia e Kosovës është edhe Stresi.
Të njëjtit në deklaratat në rrjete sociale kanë bërë me dije se nuk e kanë prekur askënd.