Telegrafi

Ndalohen pasagjeret kineze, hodhën monedha në motorin e aeroplanit për udhëtim të mbarë (Foto)

Fluturimi i një aeroplani në Kinë, është shtyrë për dy orë, pasi dy pasagjere hodhën nga një monedhë në motor.

Raportohet se janë ndaluar dy kineze në mesin e të 20-ve, që me besimin se për fat të mirë, gjuajtën nga një youan, transmeton Telegrafi.

Derisa një monedhë ra në tokë, tjetra mbeti pranë motorit të aeroplanit që po nisej nga Jinan në Shandong. Për pasojë, 260 udhëtarë në bord, u desh të prisnin dy orë, derisa u sigurua se në motor nuk ka mbetur asgjë.

Monedha që nuk hyri në motor

Udhëtaret që nuk dihet nëse po udhëtonin së bashku, shfrytëzuan momentin të hidhnin paratë, derisa po kalonin nëpër shkallë për të hyrë në aeroplan.

Besëtytni të ngjashme, për kinse fluturime sa më të mira, janë raportuar edhe në të kaluarën.

Gjë që është shumë e rrezikshme, sepse mjafton një monedhë që ta bllokojë motorin, gjë që do të kishte efekt të kundërt e asaj që është menduar. /Telegrafi/