Në Melitopolin e pushtuar nga rusët në Ukrainë, ka ndodhur një përplasje verbale mes ushtarëve rusë dhe atyre të Ramzan Kadyrovit, liderit çeçen.
Derisa ishin duke lëvizur me vetura civile njerëzit e besueshëm të Kadyrovit që konsiderohet si marionetë e presidentit rus Vladimir Putin, në një pikë kontrolli ushtria ruse u kërkoi dokumentacionin.
E brenda veturës së parë gjendej pikërisht komandanti i batalionit çeçen Vostok Akhmat, Vakha Khambulatov i njohur si Akhab.
Pamjet e publikuar në Telegram por edhe në platformat tjera, shihet se ushtarët e Kadyrovit nuk pajtohen që ishin ndalur për kontroll rutinore nga ushtarët rusë.
Derisa i kontrollonte dokumentet që ia dorëzoi ushtarit rus që pretendonte se e dëshmonin se ishte epror i lartë, Khambulatov në një moment humb durimin dhe del jashtë duke iu vërsulur.
Pasi që dokumentet nuk ishin valide, ushtari kërkoi sqarime shtesë, por pjesëtarët e tjerë të batalionit çeçen nxorën armët dhe ua drejtuan ushtarëve rusë.
Në një moment ia drejton revolen në kokë ushtarit rus, kurse pjesëtarët e tjerë të grupit çeçen fillojnë ta godasin pamëshirshëm ushtarin e Putinit. /Telegrafi/