Telegrafi

Ndahen Cyrus dhe Schwarzenegger

Miley Cyrus dhe Patrick Schwarzenegger janë ndarë pas pesë muajve bashkë.

Burimet kanë konfirmuar se lidhja mes këngëtares Miley Cyrus dhe djalit të aktorit Arnold ScHwarzenegger, Patrick, ka përfunduar.

Miley dhe Patrick kanë filluar lidhjen e tyre para pesë muajve dhe që nga atëherë janë parë në secilin vend së bashku, por tani ata përfundimisht janë ndarë.

“Ata janë në vende të ndryshme në jetët e tyre tani – ai është në kolegj ndërsa Miley është fokusuar në muzikën e saj”, kanë treguar burimet për arsyen e ndarjes. /koha.net/