Site icon Telegrafi

Ndahen çmimet “Screen Actors Guild”, shpërblehen të “lënit anash” të Oscarit

Në Los Angeles janë ndarë çmimet e “Screen Actors Guild”.

Një pjesë e çmimeve iu dhanë aktorëve me ngjyrë, kryesisht atyre televizivë.

Idris Elba, mos kandidimi në Oscar, i të cilit zgjoi shumë debate dhe nxiti protesta online, u shpërblye si aktori më i mirë jo-protagonist për rolin për rolin e tij në filmin e Netflix “Beasts of No Nation”.

Çmimet SAG vendosen nga 116,741 anëtarët e Shoqatës “Screen Actors Guild”.

Këto janë çmimet e ndara në SAG Awards:

Performanca më e mirë e trupës në një film – “Spotlight”
Performanca më e mirë e një aktori mashkull në rol kryesor – Leonardo DiCaprio ” The Revenant”
Performanca më e mirë nga një aktore femër në rol kryesor – Brie Larson, “Room”
Performanca më e mirë nga një aktor mashkull në rol jo-protagonist – Idris Elba “Beasts of No Nation”
Performanca më e mirë nga një aktore femër në rol jo-protagonist – Alicia Vikander, “Danish Girl”
Performanca më e mirë e një trupe në seri dramatike – “Downton Abbey”
Performanca më e mirë e një trupe në seri komike – “Orange is the New Black.”
Performanca më e mirë nga një aktore femër në seri dramatike – Viola Davis ” How to get away with murder”
Performanca më e mirë nga një aktore femër në seri komike – Uzo Aduba, “Orange is the New Black”
Performanca më e mirë nga një aktor mashkull në film televiziv ose mini-seri – Idris Elba, “Luther”
Performanca më e mirë nga një aktore femër në një film televiziv ose mini-seri – Queen Latifah, “Bessie”



Exit mobile version