Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur sot votimin në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pro avancimit të statusit të Kosovës në këtë organizatë.
“Urime, Kosovë, për zgjedhjen Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka shkruar Begaj në platformën X.
Nga votimi vetëm një votë ishte kundër dhe 14 abstenime.
Kosova deri tash ka qenë anëtare vëzhguese, ndërkaq nga votimi i sotëm do të jetë anëtare e asocuar.
Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë, ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi.
Në njoftimin e Parlamentit serb është thënë se dhënia e një statusi i tillë do të jetë shpërblim për Prishtinën, e cila, sipas Beogradit, po bën gjithçka për të penguar dialogun mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe për të shmangur obligimet nga marrëveshjet e arritura në Bruksel. /Telegrafi/
Urime, Kosovë, për zgjedhjen Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s!
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) May 27, 2024