Site icon Telegrafi

NATO arrin marrëveshje për 40 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën

NATO ka arritur një marrëveshje sa i përket financimit të një ndihme ushtarake për Ukrainën gjatë vitit të kaluar, që kap shumën e 40 miliardë eurove.

Reuters ka cituar një diplomat evropian që ka folur në kushte anonimiteti për këtë çështje, transmeton Telegrafi.

Ky burim tha sot se vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar me propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg që t’i sigurohet Ukrainës një ndihmë ushtarake gjatë vitit të ardhshëm, në një vlerë prej 40 miliardë euro.

Lexo po ashtu Finlanda i jep SHBA-së qasje në bazat e saj ushtarake, reagon Rusia

Vendimi pritet të bëhet publik në samitin e NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme në Washington.

Burimi gjithashtu tha se NATO është pajtuar që të hartojë dy draft raporte brenda vitit të ardhshëm për të përcaktuar se cilat vendet dhe me çfarë lloj ndihme do ta mbështesë Ukrainën – duke rritur transparencën në NATO. /Telegrafi/

 

Exit mobile version