Taylor Swift mbajti një shfaqje të mahnitshme mbrëmë (e diel), në American Music Awards dhe shënoi një moment historik duke u përzgjedhur si artistja me më së shumti fitore e të gjitha kohërave.
Këngëtarja performoi një përzierje të hiteve të saj më të mëdha për nder të vlerësimit si “Artist i Dekadës” dhe ajo e nisi atë me këngën “The Man” nga albumi i saj i fundit, “Lover”.
“Jam shumë e sëmurë nga vrapimi / Sa më shpejtë që mundem / Mendoj nëse do të shkoja atje më shpejt / Nëse do të isha burrë / Do të isha burri”, këndoi Swift (pjesë nga kënga e saj The Man).
Swift dhe menaxheri i muzikës së saj, Scooter Braun kanë qenë në një mosmarrëveshje që kur ai bleu grupin “Big Machine” në qershor. Mosmarrëveshja u përshkallëzua kohët e fundit në lidhje me të drejtat e regjistrimit dhe nëse 27-vjeçares do i lejohet t’i këndojë disa nga hitet e saj të mëhershme në AMA.
Ajo përfundoi duke realizuar këngë nga e gjithë karriera e saj, përfshirë, “Love Story”, “I Knew You Was Trouble” dhe “Blank Space”. Ajo gjithashtu këndoi “Shake It Off” me Halsey dhe Camila Cabello, dhe “Lover” me një shfaqje të veçantë nga balerina Misty Copeland.
Këngëtarja amerikane, Carole King prezantoi çmimin “Artist of the Decade” të Swift ndërkohë që këngëtarja dhe kantautorja mori një moment për t’i treguar botës se sa domethënie kishte muzika për të dhe familjen e saj.
“Nuk besoj se është Carole King ai që më dha këtë çmim”, tha ajo. “Prindërit e mi janë këtu sonte dhe ata do të dëgjojnë të gjitha projektet tuaja në shkollën e mesme”.
Swift fitoi gjashtë çmime në total. Ajo kapi natën duke fituar artisten e vitit dhe bëri histori si interpretuesja me më së shumti fitore në karrierë, përfshirë 26 çmime.
“Viti i fundit i jetës sime ka pasur disa nga kohërat më të mahnitshme dhe gjithashtu disa nga gjërat më të vështira që kam kaluar”, tha Swift në fjalimin përfundimtar të natës. “Doja të ju falënderoja shumë për faktin se jeni gjë që ka qenë konstante në jetën time”. /Telegrafi/