Site icon Telegrafi

Nata e keqe e Ronaldos u bë e tmerrshme kur tifozët e Al Nassr filluar thirrjet: “Messi, Messi, Messi”

Nënkampioni aktual i Arabisë Saudite Al Nassr pësoi humbjen e dytë në po aq ndeshje në sezonin e ri.

Këtë herë në shtëpi Al Nassr u mposht nga Al Taaëoun, për të cilin shënuan Leandre Taëamba dhe Mateus.

Skuadra vendase kishte yje të shumtë, si Cristiano Ronaldo, Sadio Mane, Seko Fofana dhe Talisca, por as kjo nuk mjaftoi për të fituar.

Lexo po ashtu Dy ndeshje, dy humbje: Çfarë po ndodh me Al Nassrin e Cristiano Ronaldos dhe Sadio Manes

Individi më i mirë i Al Nassr ishte Brozovic, ndërsa më i dobëti ishte Cristiano Ronaldo, sipas Goal.com.

Portali anglez ndjek gjatë gjithë sezonit ndeshjet e Ronaldos në Arabinë Saudite dhe jep vlerësime për paraqitjet e tij. Këtë herë ai mori një notë shumë të keqe.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kur rezultati u bën 2-0, tifozët e Al Nassr filluar thirrjet: “Messi, Messi, Messi”.

Gjë që nuk i pëlqen aspak Ronaldos, që me argjentinasin ka qenë rival për më shumë se një dekadë./Telegrafi/

Exit mobile version