Moderatori televiziv Ermal Mamaqi dhe këngëtarja nga Maqedonia, Tuna Sejdiu ishin ftuar për të performuar çift në club-in veror “Cocorico Cocorico Beach” në Vlorë.
Ky kombinim artistësh rezultoi shumë spektakolar, pasi pak pas mesnate Tuna Sejdiu përveç skenave sensuale gjatë deputimit, nuk kurseu as Mamaqin duke e përfshirë në lojra skenike. Sigurisht, që nuk munguan batutat e tij, duke bërë për të qeshur Tunën dhe publikun, por gjatë koncertit nuk janë mjaftuar me aq.
Momenti kulminant ishte kur Ermali ngriti peshë Tunën, skenë që tërhoqi vëmendjen e pushuesve që kishin zgjedhur të konsumonin një gotë alkool e të argëtohen në club-in ku performuan artistët. Duket se kjo mënyrë sjelljeje në publik është bërë zakon tani për Tunën, e cila edhe pse nuk pranoi se ka një histori dashurie me Ylli Limanin, nuk përmbahet në sjelljet erotike me 21 vjeçarin nga Prishtina.
31 vjeçarja po përflitet për marrëdhënie të re me Limanin, pak muaj pas ndarjes nga reperi Cozman, me të cilin pati një lidhje të fuqishme, që u shoqërua edhe me bashkëpunime të suksesshme.
Ndërkohë Ermal Mamaqi pas largimit nga “Digitalb”, ku moderonte emisionin “6 ditë pa Ermalin” po përgatitet për emisionin e ri që do të nisë këtë sezon në “Tv Klan”. Ai u ka kërkuar ndjekësve në rrjetet sociale ide për titullin e emisionit të ri.