Telegrafi

Nasri në radarin e gjigantëve italian

Mesfushori francez, Samir Nasri ka rikthyer formën e tij më të mirë.

Transferimi në Sevilla i ka bërë mirë francezit i cili po shkëlqen në La Liga.

Kështu ai mund të largohet shpejtë nga elita e futbollit spanjoll për tu transferuar në Serie A.

Dy ekipet nga qyteti i modës, Milan dhe Inter janë duke kërkuar shërbimet e mesfushorit ofensivë.

Sipas medieve spanjolle, çmimi i Nasrit ka pasur rritje dhe tani lojtari kushton 25 milionë euro. /Telegrafi/