Kanë filluar pushimet verore për futbollistët e kombëtares shqiptare.
Naser Aliji ka zgjedhur qytetin spanjoll të Barcelonës që të relaksohet pas eliminimit në kampionatin evropian, Euro 2016.
Vlen të ceket se futbollisti ishte pjesë e ekipit kombëtar, por nuk u aktivizua për asnjë moment në evropian.
Kujtojmë se mbrojtësi i krahut të majtë mund të largohet prej skuadrës zvicerane të Baselit gjatë afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/