Agjencia Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) dhe Hulumtues në Universitetin e Akron po kërkojnë përdorimin e teknologjisë Blockchain të Ethereum për të përmirësuar komunikimin hapësinor.
Një deklaratë nga Universiteti zbuloi se Jin Wei-Kocsis, asistent profesor i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, mori një grant trevjeçar prej 330 mijë dollarësh nga Fakulteti i Karrierës në NASA për të udhëhequr një hulumtim mbi “Rrjetin Resilient dhe Paradigmën e Kompjuterit (RNCP)” duke përdorur teknologjinë Blockchain prapa “kontratave të mençura”.
“Në këtë projekt, teknologjia Blockcheain e Ethereum do të shfrytëzohet për të zhvilluar një infrastrukturë të decentralizuar, të sigurt dhe njohëse të rrjeteve dhe informatikës për eksplorim të thellë në hapësirë. Protokollet e konsensusit me Blockchain do të hulumtohen më tej për të përmirësuar elasticitetin e infrastrukturës”, thuhet në njoftimin e Universitetit, përcjell Telegrafi.
“Unë shpresoj që të zhvilloj teknologji që mund të njohë kërcënimet mjedisore dhe t’i shmangë ato, si dhe të plotësojë automatikisht një numër të detyrave”,, tha Wei-Kocsis.
Sipas saj, teknologjia, nëse hulumtohet thellë, do t’i japë hapësirë anijes për të arritur më shumë detyra dhe për të mbledhur më shumë të dhëna, në të njëjtën kohë do t’u japë mundësi shkencëtarëve t’i përgjigjen kërcënimeve mjedisore. /Telegrafi/