Krahët që ndërrojnë formë gjatë fluturimit, i ndihmojnë aeroplanit transformues të NASA-s, të përshtatet sa më mirë në ajër dhe të jetë shumë më efikas në fluturim.
Megjithëse është ende një koncept, kur të prodhohet ka mundësi të kryejë manipulime të ndryshme, për të kontrolluar lëvizjen, transmeton Telegrafi.
Kombinimi i përbërësve me masë të ngjeshur dhe fleksibile, i mundësojnë të deformohet në bazë të dëshirës së pilotit.
Dizajni i mekanizmit të zgjuar, është shumë më i lehtë dhe i shkathët se krahët a fluturakeve aktuale, ndërsa secila pjesë mund të lëvizë në mënyrë individuale.
Struktura është e përbërë nga kubet elastike, që kanë peshë shumë të lehtë, duke bërë që gjithçka të jetë kompakte apo e ndarë, varësisht prej nevojës.
Konfiguracioni që i mundëson të ketë lëvizje të ndryshme, i mundëson të lëvizë me efikasitet në kohë specifike të fluturimit, siç është nisja dhe aterrimi.
Transformimi i mundëson edhe të përshtatet me rrymat ajrore, që të fluturojë me lehtësinë më të madhe. /Telegrafi/