Napoli thuhet se i ka dhënë ultimatum Mauro Icardit deri ditën e mërkurë të javës së ardhshme që të vendos nëse dëshiron të transferohet në San Paolo.
Napolitanët thuhet se janë të gatshëm që t’i bëjnë një ofertë të majme Nerazzurëve për sulmuesin argjentinas, duke iu ofruar 60 milionë euro plus bonuset ose Arkadiusz Milik në shkëmbim dhe një shumë rreth dhjetë milionë euro.
Mirëpo, lojtari 26-vjeçar thuhet se po e refuzon transferimin te Napoli, pasi po e kërkon vetëm transferimin e te Juventusi.
Tuttosport raporton se napolitanët janë duke e humbur durimin me Icardin andaj kanë vendosur që t’i caktojnë një ultimtaum që të vendos deri të mërkurën.
Nëse sulmuesi nuk vendos ta pranojë ofertën e skuadrës që drejtohet nga Carlo Ancelotti, me shumë gjasë do të qëndrojë në Giuseppe Meaza, por pas pasur minutazh.
Interi kishte tentuar që ta largonte argjentinasin në fund të sezonit të kaluar, me kërkesën që ta transferojë Paulo Dybalan si pjesë e shkëmbimit me Icardin, por ‘La Joya’ refuzoi një ide të tillë. /Telegrafi/