Telegrafi

Napoli synon transferimin e dyshes Calhanoglu-Jota

Napoli thuhet se do të përpiqet të nënshkruajë mesfushorin e Milanit, Hakan Calhanoglu dhe atë të Wolverhampton Wanderers, Diogo Jota, këtë verë.

Kjo verë pritet të jetë një nga më aktivet për skuadrën jugore italiane, me disa lojtarë që përfundojnë kontratat dhe largimin i mundshëm i lojtarëve të mëdhenj.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb.com, drejtuesit e Napolit nuk po rrinë duarkryq dhe tashmë kanë etiketuar emrat që pritet t’i transferojnë.

Napoli së pari thuhet se do të tentojë nënshkrimin me mesfushorin turk të kuqezinjve, Hakan Calhanoglu.

Reprezentuesi turk ishte një lojtar themelor i ekipit të Milanit gjatë kohës së Rino Gattusos dhe mendohet se trajneri tani do një ribashkim me Calhanoglun.

Një tjetër shënjestër për klubin nga San Paolo është sulmuesi i Wolves, Diogo Jota.

Lojtari portugez ka shënuar 15 gola për skuadrën angleze këtë sezon, dhe TMW shton se agjenti Jorge Mendes mund të ndihmojë në lehtësimin e kalimit në Serie A. /Telegrafi/