Sulmuesi belg, Romelu Lukaku pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore të Napolit nesër, e mërkurë, 28 gusht.
Lukaku është në prag të bashkimit me Napolin në një marrëveshje prej 30 milionë eurosh nga Chelsea.
Dy klubet tashmë kanë shtrënguar duart dhe avokatët e sulmuesit po finalizojnë detajet në lidhje me të drejtat e imazhit.
Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, drejtuesit e Napolit janë të bindur se mund të arrijnë një marrëveshje të plotë sot, kështu që testet mjekësore të Lukakut tashmë janë rezervuar.
.@sscnapoli, in definizione l’accordo finale con Romelu #Lukaku: i dettaglihttps://t.co/FCZBOQ33le
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 27, 2024
Sipas raportimeve, ish- sulmuesi i Interit dhe Romës do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mërkurën, më 28 gusht.
Se çfarë do të ndodhë me Victor Osimhen, mbetet për t’u parë. Nigeriani nuk është përfshirë në asnjë ndeshje nga Antonio Conte, por sulmuesi nuk është i gatshëm të kalojë në Superligën e Arabisë Saudite. /Telegrafi/