Telegrafi

Napoli refuzon ofertën e Chelseat për Mertensin

Napoli thuhet se ka refuzuar një ofertë prej tetë milionë eurosh nga Chelsea për yllin belg, Dries Mertens.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Blutë e Londrës kanë kontaktuar me Napolin për sulmuesin e tyre belg dhe se kanë dorëzuar një ofertë për të.

Vlera e ofruar thuhet se është tetë milionë euro, por presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentiis, e ka refuzuar atë.

Lexo po ashtu Pesë klube futen në garë për transferimin e Mertens

Chelsea po insiston te 31-vjeçari dhe janë përpjekur të fusin disa klauzola teknike dhe bonuse në ofertën e raportuar.

Por, sipas TMW, ata gjithashtu kanë parë qasjen e tyre të dytë të mohuar nga Napoli.

Lexo po ashtu Interi harton planin për transferimin e Mertensit

E ardhmja e Mertensit në San Paolo mund të jetë e rëndësishme edhe për Lazion, i cili po përpiqet të sjellë Olivier Giroud në Serie A nga Stamford Bridge këtë javë.

Për Mertensin interesim ka shprehur edhe Interi, por Nerazzurrët e duan atë gjatë verës dhe jo tani. /Telegrafi/