Site icon Telegrafi

Napoli refuzon 90 milionë euro nga Real Madridi për Koulibalyn

Kalidou Koulibaly (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Napoli thuhet se ka refuzuar 90 milionë euro për Kalidou Koulibaly nga Real Madridi dhe Manchester Unitedi.

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka thënë shumë herë se ai ka refuzuar propozimet afër 100 milionë eurosh për qendërmbrojtësin, që besohet të jenë nga Manchester United.

Tani gazeta Corriere dello Sport raporton se Real Madridi gjithashtu ka bërë një ofertë të madhe për reprezentuesin e Senegalit.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i Serie A – shumë befasi, vetëm Ronaldo nga Juventusi

Por, ky medium shton se edhe Mbretërit kanë marrë përgjigjen e njëjtë duke u refuzuar nga drejtuesit e Napolit.

Koulibaly gjatë një dueli me Cristiano Ronaldon (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Kontrata e Koulibalyt ka një klauzolë lirimi me vlerë 150 milionë euro, por do të bëhet aktive vetëm nga vera e vitit 2020.

Nëse Real Madridi po përpiqet të nënshkruajë me Koulibalyn, kjo do të mbështesë raportet në rritje që ata kanë vënë në shitje Sergio Ramosin. /Telegrafi/

Exit mobile version