Presidenti Aurelio De Larentiis është duke shpresuar që ta transferojë Mauro Icardin në këtë afat kalimtar te Napoli, raporton Corriere dello Sport.
I pari i skuadrës italiane tashmë është në dijeni se sulmuesi argjentinas e dëshiron largimin nga Nerazzurët, andaj po i kërkon shërbimet e tij.
Sipas të përditshmes italiane, napolitanët janë të gatshëm që t’i ofrojnë Icardit dhjetë milionë euro pagë në sezon, vetëm që të kalojë tek ata.
Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli tashmë është takuar me agjenten dhe bashkëshorten e Icardit, Wanda Nara, për një transferim të mundshëm te Napoli.
Antonio Conte ka bërë me dije se sulmuesi argjentinas nuk është në planet e tij, derisa pak ditë më parë e transferuan Romelu Lukakun nga Manchester United.
Icardi po e preferon kalimin te Juventusi, mirëpo Interi po e refuzon shitjen te rivali direkt për titull, andaj mund ta shesin atë te Napoli. /Telegrafi/