Napoli do të përdorë ndeshjen e tyre kundër Fiorentinës për të bërë një tjetër qasje për Federico Chiesa, teksa pëlqejnë edhe sulmuesin e Barcelonës, Gerard Deulofeu, të cilin e duan me huazim gjatë janarit.
Të dy ekipet përballen të dielën dhe Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis nuk ka bërë asnjë sekret të përpjekjeve të tij për të nënshkruar me talentin Chiecha.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, kjo ndeshje do t’i japë De Laurentiisit mundësinë për të kërkuar përsëri shërbimet e italianit të ri.
20-vjeçari nënshkroi një kontratë të re vetëm me muajin e kaluar dhe çmimi i tij tani vlerësohet të jetë më i lartë, pra rreth 60 milionë euro.
Djali i ish-sulmuesit Enrico Chiesa ka kontribuar me katër gola dhe tre asistime në 14 paraqitjet e Serie A këtë sezon.
Chiesa është gjithashtu një objektiv i njohur edhe për skuadra tjera të mëdha si Interi, Chelsea dhe Wolfsburgu.
Megjithatë, Napoli nuk ndalet këtu pasi e ka pyetur Barcelonën për gatishmërinë e tyre për të liruar me huazim anësorin sulmues Deulofeu, i cili kaloi kohë të suksesshme në Serie A me Milanin.
Sipas mediumit italian Rai Sport, reprezentuesi spanjoll është i hapur për të ndryshuar ambient dhe për të luajtur më shumë minuta.
Deri më tani në këtë sezon, Deulofeu ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 16 ndeshje për Blaugranët, teksa shikohet si një alternativë e mirë për dy krahët e sulmit, në vend të Jose Callejonit dhe Lorenzo Insignes. /Telegrafi/