Skuadra e Napolit dëshiron shërbimet e mbrojtësit italian, Davide Santon.
Napoli ka bërë një ofertë prej 5.5 milionë euro për mbrojtësin e Interit, Davide Santon, i cili është entuziast për këtë lëvizje.
Lidhja fillestare me mbrojtësin italian është zhvilluar me shpejtësi, pasi besohet se ata kanë kontaktuar tashmë Nerazzurët dhe zyrtarisht kanë paraqitur ofertën e tyre.
Sipas Calcionapoli24, Napoli janë të gatshëm për të ofruar 5.5 milionë euro për Santon,dhe si lojtarit ashtu edhe shoqëruesit e tij iu duken shumë e favorshme një transferim në jug.
Tani ka mbetur vetëm çështja e të drejtave të imazhit të 25-vjeçarit, pasi zakonisht presidenti Aurelio De Laurentiis i dëshiron në mënyrë të plotë.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Megjithatë, për fat të mirë duket se Santon nuk ka kundërshtime, që do të thotë se transferimi pritet të zgjidhet shpejt. /Telegrafi/