Është raportuar se Napoli janë duke përgatitur një ofertë përfundimtare prej 60 milionë eurove drejt Interit për Mauro Icardin.
Nerazzurrët thuhet se tashmë kanë refuzuar një total prej katër ofertave nga kundërshtari i tyre për kapitenin e klubit, ku më e fundit ishte 52 milionë euro plus disa bonuse.
Sipas Sport Mediaset, kjo ka shtyrë presidentin e të kaltërve, Aurelio De Laurentiis të bëjë një përpjekje të fundit për objektivin numër një të verës.
Megjithatë, mediat italiane pretendojnë se Interi do të refuzojë edhe këtë ofertë të pestë, teksa De Laurentiis do të pranojë humbjen dhe do të kthej vëmendjen e tij diku tjetër.
Napoli janë në kërkim për të zëvendësuar golashënuesin Gonzalo Higuain, i cili është bashkuar me Juventusin dhe janë në prag të nënshkrimit me reprezentuesin polak, Arkadiusz Milik nga Ajax. /Telegrafi/