Telegrafi

Napoli nuk heq dorë nga çmimi i Fabian Ruiz – Real Madridi dhe Barcelona mund të heqin dorë nga lojtari

Napoli është i vendosur që të shesë Fabian Ruizin për 60 milionë euro në fatin kalimtar të kësaj vere.

Skuadra italiane ka pranuar disa oferta më të ulëta nga Real Madridi dhe Barcelona, mirëpo nuk janë të bindur nga shuma.

Mundo Deportivo raporton se Blaugranasit janë shumë të interesuar në transferimin e mesfushorit spanjoll, mirëpo janë paralajmëruar nga Napoli se nuk do të shesin lojtarin nën atë çmim.

Real Madridi në anën tjetër planifikon që të ofrojë dy lojtarë, për t’i marrë shërbimet e Ruiz me të përfunduar ky edicion.

Lexo po ashtu Guardiola bën presion për blerjen e Fabian Ruizit

24-vjeçari është shumë i rëndësishëm për napolitanët, mirëpo që dy klubet nga La Liga duhet të rrisin ofertën e tyre.

Në garë për Fabian Ruiz është edhe Manchester City, pasi Pep Guardiola e pëlqen shumë lojën e bashkëkombësit të tij. /Telegrafi/