Telegrafi

Napoli njofton klubet e interesuara me çmimin e ‘çmendur’ të Fabian Ruizit

Napoli nuk është i përgatitur të shesë Fabian Ruiz për asgjë nën 100 milionë euro, me gjithë presionin e Real Madridit dhe Barcelonës.

Reprezentuesi spanjoll u transferua te Napoli nga Real Betis për 30 milionë euro, por ka qenë një sensacion, duke luajtur 32 ndeshje këtë sezon dhe duke shënuar tri gola dhe dy asistime.

Real Madridi dhe Barcelona nuk e kanë maskuar asnjëherë interesin e tyre për 24-vjeçarin, i cili është gjithashtu pëlqehet edhe nga Manchester City dhe Bayern Munichu.

Lexo po ashtu Agjenti i Fabian Ruizit konfirmon interesimin e klubeve të mëdha për spanjollin

Sipas gazetës La Repubblica, Napoli nuk është i interesuar ta shes yllin e tyre dhe nuk pranon të negociojë nëse nuk ekziston një ofertë e parezistueshme me mbi 100 milionë euro.

Kjo është shifra që ata shpresojnë ta bëjnë klauzolë në një kontratë të re, pasi marrëveshja aktuale e Fabian Ruiz shkon deri në qershor të vitit 2023.

Qëllimi i Napolit është ta lidhin atë deri në vitin 2024 me një klauzolë masive lirimi si mbrojtje ndaj një transferimi më të ulët. /Telegrafi/